Konjufca: Adresa e të gjitha krimeve në Kosovë është Serbia

Aktuale

Konjufca: Adresa e të gjitha krimeve në Kosovë është Serbia

Nga: D.RR Më: 14 prill 2021 Në ora: 17:04
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një postim në Facebook ka njofuar se sot ka pasur takim me deputeten, Vasfije Krasniqi.

Konjufca ka theksuae se adresa e të gjitha krimeve në Kosovë është Serbia.

Në konsultim me presidenten Osmani, Konjufca ka thënë se ka propozuar që data 14 prill të jetë dita e të mbijetuarave të dhunës seksuale të luftës.

Postimi i plotë:

Adresa e të gjitha krimeve në Kosovë është Serbia

Sot kam pritur në një takim aktivisten për të drejtat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, njëherësh dhe deputete e Kuvendit të Kosovës, znj.Vasfie Krasniqi - Goodman.

Me këtë rast vura në pah obligimet shtetërore dhe institucionale ndaj viktimave të dhunës së forcave serbe në Kosovë, si dhe rëndësinë e nxjerrjes para drejtësisë të urdhërdhënësve dhe kryersve të këtij krimi çnjerëzor lufte.

Adresa e të gjitha krimeve në Kosovë është Serbia, por drejtësi për krimet e luftës dhe gjenocidin serb s’ka ende. Është obligim yni institucional e shtetëror për ta vënë drejtësinë në vend. Sepse, nuk mund të ketë paqe e pajtim pa drejtësi.

Më herët gjatë ditës, në një pritje të znj. Krasniqi në Presidencë, presidentja Vjosa Osmani – Sadriu në konsultim me znj. Krasniqi ka propozuar që 14 prilli të shënohet si Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, propozim ky që do ta ketë përkrahjen time si Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat