Eksperti i sigurisë tregon se sa ndikon në sigurinë e vendit mbetja e AKI-së pa drejtor

Aktuale

Eksperti i sigurisë tregon se sa ndikon në sigurinë e vendit mbetja e AKI-së pa drejtor

Më: 14 prill 2021 Në ora: 17:16
Nuredin Ibishi

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi ka treguar se sa ndikon në sigurinë e vendit mbetja e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), pa udhëheqës.

Sipas Ibishit, mbetja e AKI-së pa drejtor, është përgjegjësi e Presidentes dhe Kryeministrit.

“Dështimi i zgjedhjes së kryeshefit ekzekutiv të AKI-së është përgjegjësi edhe e Presidencës, apo ish-atëherë ushtruesit të detyrës, por edhe ish-kryesit të detyrës së kryeministrit por edhe tani që realisht ka tejkaluar shumë herë kjo 20 ditëshi i paraparë me ligjin për AKI-në, mendoj që është përgjegjësi e madhe nga se çdoherë kryeinspektori apo kryeshefi ekzekutiv i AKI-së ka rëndësi të veçantë”.

Ai po ashtu tha që kështu penalizohet bashkëpunimi rajonal e ndërkombëtar që është shumë i rëndësishëm në këmbimin e informacionit inteligjent.

“Është dashur qysh atëherë të mendohet para se ai të shkarkohet. Edhe ligji e panalizon nëse ajo shtyhet përtej 20 ditëve. Kjo ka kuptimin jo vetëm të funksionalizimit të brendshëm të AKI-së por edhe bashkëpunimin rajonal, evropian edhe ndërkombëtar që është shumë i rëndësishëm në këmbimin e informacionit inteligjent”.

Ibishi foli edhe për pasojat juridike kur kalon afati 20 ditor në zgjedhjen e drejtorit të AKI-së.

“Këto autoritetet të larta tonat sikur janë të priveligjuar prej kësaj, megjithëse kjo është shkelje e ligjit. Si të kalon 20 ditëshi kërkohet përgjegjësia e dy autoriteteve më të larta të shtetit, presidentes dhe kryeministrit.

Ne duhet ti përmbahemi detyrimit ligjor që mos ta lëmë vendin bosh, siç ka qenë deri më tash me ushtrues detyre që realisht nuk e ka funksionin e plotë të mandatit”, tha Ibishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat