Konjufca u takua me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, ja çka diskutuan

Aktuale

Konjufca u takua me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, ja çka diskutuan

Më: 14 prill 2021 Në ora: 17:29
Danijela Barišić dhe Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić. 

Ambasadorja Barišić e uroi Konjufca për detyrën e re në krye të Kuvendit të Kosovës, si dhe e përgëzoi për konstituimin e institucioneve të reja në vend, të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit. 

Me këtë rast, Barišić rikonfirmoi përkrahjen e shtetit kroat për Kosovën në rrugëtimin drejt anëtarësimit në institucione ndërkombëtare. 

Kryekuvendari Glauk Konjufca e falënderoi për urimin ambasadoren Barišić dhe vlerësoi lart gatishmërinë e Kroacisë për përkrahjen e gjithanshme ndaj Kosovës, duke theksuar nevojën e thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve në të ardhmen. 

Bashkëbiseduesit trajtuan edhe çështje të tjera të bashkëpunimit ndërshtetëror, si dhe sfidat e përballimit të pandemisë globale Covid-19.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat