Kurti e Gëvalla i njoftojnë udhëheqësit e misioneve diplomatike të BE-së me prioritetet e Qeverisë

Aktuale

Kurti e Gëvalla i njoftojnë udhëheqësit e misioneve diplomatike të BE-së me prioritetet e Qeverisë

Më: 14 prill 2021 Në ora: 17:35
Kurti e Gëvalla

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla patën sot një takim virtual me udhëheqësit e misioneve diplomatike të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Temë e takimit ishin programi dhe prioritetet e Qeverisë, me theks në agjendën e integrimeve evropiane. Kryeministri Kurti falënderoi përfaqësuesit diplomatikë për bisedën dhe përkrahjen e BE-së për Kosovën. Ai theksoi se prioritetet e Qeverisë janë drejtësia dhe punësimi, reformimi i sistemit të drejtësisë dhe promovimi i investimeve.

“Hapin e parë të reformës në drejtësi e kemi nisur me aprovimin e koncept dokumentit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme që i paraprinë procesit të Vettingut në drejtësi”, tha Kryeministri Kurti. Ai foli edhe për planet për reformimin e prokurimit publik me qëllim të rritjes së transparencës për përfituesit përfundimtarë.

Kurse Ministrja Gërvalla tha se mirëpret interesimin e BE-së për dialogun por theksoi se është me rëndësi që të fokusohemi në luftimin e pandemisë, zhvillimin ekonomik dhe reformën në drejtësi.

Udhëheqësit e misioneve falënderuan Kryeministrin dhe Ministren për pjesëmarrjen në takim dhe i njoftuan ata se janë duke u angazhuar për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19 për Kosovën. Ata ofruan bashkëpunimin e vendeve të BE-së në përmbushjen e reformave të parapara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat