“E kanë shndërrua Kosovën në Çernobil”, Mefail Bajqinovci tregon pse ndodhi kjo, “godet” opozitën

Aktuale

“E kanë shndërrua Kosovën në Çernobil”, Mefail Bajqinovci tregon pse ndodhi kjo, “godet” opozitën

Nga: N.Sh Më: 14 prill 2021 Në ora: 18:47
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar ndaj opozitës në Kosovë.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, po harron opozita që në të gjitha raportet ndërkombëtare Kosovën e paraqesin si vendi më i korruptuar.

Sipas tij, 120 gurthyes e kanë shndërruar Kosovën në Çernobil.

Ai thotë se kjo opozitë e ka sjellë shtetin në këtë pozitë.

Postimi i plotë:

Opozita po harron se të gjitha raportet ndërkombëtare e paraqesin Kosovën si vendi më i korruptuar.

Raporti i Progresit, raporti i Transparency International, raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, pra të gjitha raportet ndërkombëtare tregojnë për korrupsion endemik.

Në 10800 kilometra katror i kemi mbi 120 gurëthyes, pra e keni shndërruar Kosovën në Çernobil.

Vet kjo opozitë e ka sjellë shtetin e Kosovës në këtë pozitë, ku për korrupsion dhe krim të organizuar krahasohemi me vendet Afrikane dhe të Amerikës Latine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat