Njeriu i afërt i Albin Kurtit: Të arrestohet Baton Haxhiu për trafikim me qenie njerëzore për shfrytëzim seksual

Aktuale

Njeriu i afërt i Albin Kurtit: Të arrestohet Baton Haxhiu për trafikim me qenie njerëzore për shfrytëzim seksual

Nga: P.R Më: 14 prill 2021 Në ora: 19:25
Baton Haxhiu

Njëri ndër njerëzit më të afërt të kryeministrit të Albin Kurtit, Arianit Beqiri, përmes një postimi në facebook ka bërë thirrje për arrestimin e Baton Haxhiut.

“Baton Haxhiu duhet të arrestohet për tentim të trafikimit me qenie njerëzore me qëllimin e shfrytëzimit seksual”, ka shkruar Beqiri, përcjellë “Bota sot”.

Po ashtu, gjatë ditës Beqiri e kishte quajtur Haxhiun avokat të regjimeve, njeri i Hashim Thaçit dhe Edi Ramës.

“Baton Haxhiu, avokati i regjimeve. Njëherë e arsyetonte çdo veprim të Thaçit tash edhe të Ramës. Duke e arsyetur krimin mbi Lumin Vjosa, Batoni kur e sulmon Di Caprion i ofendon edhe të gjitha gratë: "Leonardo Di Caprio-s gjeja një vajzë të bukur këtu, ia ofron dhe i thu dhurate e ke. Aty pajtohem."Kaq larg shkon ky. I ofendon të gjitha gratë për mikun e tij”, kishte shkruar Beqiri, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat