A do të jetë Gramos Agusholli kandidat nga Vetëvendoje për kryetar të Pejës?

Aktuale

A do të jetë Gramos Agusholli kandidat nga Vetëvendoje për kryetar të Pejës?

Më: 14 prill 2021 Në ora: 20:53
Gramos Agusholli

Ndonëse kanë mbetur vetëm edhe 6 muaj mga zgjedhjet lokale, dega në Pejë e Lëvizjes Vetëvendosje ende nuk e ka zgjedhur kandidatin i cili do ta sfidojë Gazmend Muhaxherrin.

Njëri nga emrat që është përmendur është edhe deputeti i ri pejan nga partia e Kurtit, Gramos Agusholli. Por, ky i fundit në një prononcim e ka mohuar një mundësi të tillë, për faktin se konsideron se Peja ka nevojë që zëri i saj të jetë në legjislativin e vendit.

“Më të zgjedhur deputet, miqë e bashkapartiakë më kanë thënë se me legjitimitetin të cilin e ke, duhet të jesh pjesë e garës për të parin e Pejës. Përgjigja ka qenë jo. Jemi vetëm dy deputet nga qyteti jonë, dhe hyrja ime në garë do ta zbehte këtë përfaqësim”, ka theksuar ai.

Agusholli ka thënë se nga informatat të cilat i ka ai, dega në Pejë është duke diskutuar sipas tij, me një kandidat potencial.

“Mund të them se personi në fjalë ka portfolio të begatshme të punëve në institucione, e besoj që brenda muajit do të zyrtarizohet kandidatura”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Gramos Agusholli dhe Fatmire Mulhaxha – Kollçaku, janë dy deputetët e kësaj legjislature nga qyteti perëndimor i Kosovës, ndonëse Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në Pejë, në zgjedhjet e 14 shkurtit, me mbi 20 mijë vota të fituara.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat