Dyshimet e Limajt: Ndoshta Abdixhiku ka marrëveshje me Osmani për votimin e saj si presidente

Aktuale

Dyshimet e Limajt: Ndoshta Abdixhiku ka marrëveshje me Osmani për votimin e saj si presidente

Më: 14 prill 2021 Në ora: 21:16
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka folur për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e vendit, duke thënë se ajo asnjë herë nuk ka qenë figurë unifikuese.

Limaj gjithashtu ngriti dilema për një marrëveshje të fshehtë mes kryetarit të LDK-së dhe Vjosa Osmanit për votimin e saj si presidente.

“Lumir Abdixhiku e Vjosa Osmani kanë pasur një takim. Ndoshta Osmani ka marrëveshje me Abdixhikun. Pa një marrëveshje politike si opozitë nuk ka logjikë me votu presidentin”, tha ai.

Ai tha se Vjosa Osmani nuk ka kursyer gjuhën për të sulmuar kundërshtarët politikë.

“Nuk kemi parë ndonjë qëndrim përbashkues. Një profil polarizues. Znj. Osmani ka pas qëndrim të ngushtë partiak dhe nuk ka kursyer gjuhën për të sulmuar kundërshtarët politikë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat