Flet Aida Dërguti, tregon pse e postoi fotografinë me uniformë të UÇK-së

Aktuale

Flet Aida Dërguti, tregon pse e postoi fotografinë me uniformë të UÇK-së

Më: 14 prill 2021 Në ora: 21:20
Aida Dërguti

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti ka folur për deklaratën që hoxha Shefqet Krasniqi që e ka dhënë dje se vendi i grave është në kuzhinë.

Ajo thotë se ndonëse nuk e konsideron si fyerje deklaratën e hoxhës Shefqet Krasniqi, por thotë që ka gra që janë dëshmore në luftën e Kosovës, dhe sipas saj, t’i tregohet gruas vendi në Publike është anakronike dhe problematike.

“Ajo u mor prej mediave dhe u shpërnda si lajm, nuk e konsideroj këtë si fyerje deklaratën e Shefqet Krasniqit, megjithatë ai flet për ndarjen e roelve në baza gjinore dhe me që deklaratën e tillë e ka bërë në media, dhe kjo është në sferën piblike ku të përfshira janë shumë gra atëherë na jep arsye edhe ne të futemi në këtë diskutim.

Oda si koncept dhe si institucion i Publikes është shumë i sërvjetruar në shoqërinë tonë dhe most ë them që ësht ëpothuajse i braktisur në pjesën më të madhe. Publikja është nëpër institucione në këtë kohë dhe në shoqërinë tonë e kemi edhe deri te Politika”, thotë ajo.

Dërguti madje thotë oda më e rëndësishme e vendit tonë është Kuvendi i Kosovës.

“Oda më e rëndësishme në vendin tonë është Kuvendi i Kosovës. E aty gjysmë e përfaqësuesve pothuajse i kemi gra. Shoqëria jonë i beson mandatin në detyrën që ato na përfaqësojnë. Gratë i kemi pasur në të gjitha sferat në të gjitha lëvizjet dhe jo rastësisht e nxora foton e luftës edhe pse kontributi im ka qenë shumë modest në atë pjesë, por ka gra edhe dëshmore si Xhevë Lladrovci e Hyrë Emini dhe mendoj që të na tregoj dikush vendin të Publikja është shuëm anakronike dhe problemtike dhe në krye të shtetit kemi një president”, shtoi ajo.

Kujtojmë se një deklaratë e mbrëmshe e hoxhës Shefqet Krasniqi i cili tha se ‘gratë e kanë vendin në kuzhinë’, ka bërë shumë bujë në rrjetet sociale. Ky deklarim mori reagime të shumta nga deputetë, politikanë e qytetarë të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat