Gashi paralajmëron rrëzimin e Qeverisë Kurti nëse refuzon këtë temë

Aktuale

Gashi paralajmëron rrëzimin e Qeverisë Kurti nëse refuzon këtë temë

Më: 14 prill 2021 Në ora: 21:28
Shkëlzen Gashi

Analisti politik Shkëlzen Gashi ka thënë se lënia e dialogut si prioritet i katërt nga kryeministri Albin Kurti është taktikë me qëllim ngritjen e pazarit karshi Serbisë dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Gashi ka thënë se në rast se Qeveria e kundërshton dialogun atëherë pasojë nuk do të jetë izolimi i Kosovës, por rrëzimi i Qeverisë.

“Këtë e kemi parë me rrëzimin e katër qeverive paraprake: Qeverisë Mustafa, Qeverisë Haradinaj, Qeverisë Kurti I dhe Qeverisë Hoti”.

Ai ka thënë se parimet e panegociueshme duhet të bëhen të ditura me kohë nga Qeveria e Kosovës.

“Duhet me i pasë disa parime të panegociueshme. Për shembull, a ka me qenë integriteti territorial i Kosovës i cenueshëm apo jo? A është i cenueshëm rendi kushtetues apo jo?. Mendoj që duhet takuar presidentja, kryeparlamentari dhe kryeministri me liderët e partive opozitare. Kështu ka qenë në Rambuje”.

Gashi ka dhënë edhe idenë që marrëveshja me Serbinë mund të hidhet në referendum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat