Tallet “Hoxha”: Para se me ardh në emision i thash shoqes a ta bëj iftarin sonte

Aktuale

Tallet “Hoxha”: Para se me ardh në emision i thash shoqes a ta bëj iftarin sonte

Më: 14 prill 2021 Në ora: 22:05
Drilon Gashi

Hoxha Drilon Gashi ka komentuar deklaratën e hoxhës Shefqet Krasniqi i cili tha se ‘gratë e kanë vendin në kuzhinë’.

Gashi tha se në fenë islame nuk ka dallim mes burrit dhe gruas.

Ai madje tha i kërkoi bashkëshortes së tij, që t’ia përgatisë ai vetë iftarin, para se të vijë në emision.

“Unë para se me ardh në emision i thash shoqes tem a ta bëj iftarin sonte, më tha shko ti në emision se kësihovi po ta bëj unë.

Në fe nuk ka dallim mes burrit dhe gruas. Burri dhe gruaja në sytë e zotit janë një”, tha Gashi.

Kujtojmë se një deklaratë e mbrëmshme e hoxhës Shefqet Krasniqi i cili tha se ‘gratë e kanë vendin në kuzhinë’, ka bërë shumë bujë në rrjetet sociale. Ky deklarim mori reagime të shumta nga deputetë, politikanë e qytetarë të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat