Ministrja Nagavci njofton se ka pranuar 7 milionë euro grande

Aktuale

Ministrja Nagavci njofton se ka pranuar 7 milionë euro grande

Nga: D.RR Më: 14 prill 2021 Në ora: 22:12
Arbërie Nagavci

Ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se është lansuar “Fondi i Sfidave për Kosovën”, nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), në një shumë prej 7 milion eurove, projekt që do të implementohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Ajo fton përfaqësuesit e shkollave profesionale, por edhe bizneset të aplikojnë për këtë fond si mundësi e jashtëzakonshme për fillimin e implementimit të mësimit në vendin e punës si element i sistemit dual.

Njoftimi i saj:

Është lansuar “Fondi i Sfidave për Kosovën”, nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), në një shumë prej 7 milion eurove, projekt që do të implementohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Gjatë lansimit të këtij projekti në një takim virtual, potencova që prioritet i imi si ministre e Arsimit por edhe Qeverisë Kurti 2, është avancimi i arsimit profesional, pra harmonizimi i nevojave të tregut të punës me shkollat profesionale.

Inkurajoj përfaqësuesit e shkollave profesionale, por edhe bizneset të aplikojnë për këtë fond si mundësi e jashtëzakonshme për fillimin e implementimit të mësimit në vendin e punës si element i sistemit dual.

Nga aplikimi, Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, mund të pajisen me:

Infrastrukturë adekuate (pajisje dhe renovime të punëtorive) përfshirë hartimin apo plotësimin e kurrikulave:

Trajnim të mësimdhënësve

Kushte për qasje innovative të zbatuara përmes partneriteteve mes Institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, dhe bizneseve për të qenë të gatshme për të ofruar njohuri dhe shkathtësi të duhura për nxënësit.

Suksese, me shpresën që të kemi sa më shumë përfitues nga Kosova!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat