Edhe Drilon Gashi i reagon Baton Haxhiut

Aktuale

Edhe Drilon Gashi i reagon Baton Haxhiut

Më: 14 prill 2021 Në ora: 22:36
Drilon Gashi

Hoxha Drilon Gashi ka komentuar deklaratën e gazetarit Baton Haxhiu të cilën e ka bërë në një emision.

Duke komentuar deklaratën e Haxhiut ku kishte thënë se “Leonardo DiCaprios mund t’ia japim një vajzë të bukur nga Shqipëria por mos të na flasë për lumenj”, Gashi tha se ai e shikon gruan si biznes.

“Një deklaratë e tillë vjen prej një sharlatani i cili ndoshta është mësuar të blejë dhe të shesë dhe gruaja për të është sikur biznes. A e ki parë kur biznesemni i shikon paktet. Ai i shikon kështu gratë.

Frikësohem që këto gafa janë prej një bërllogu që janë mbledhur që një kohë të gjatë dhe duhet t’i heqim këto maska sepse u turpëruam para botës”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat