Zbulohen skandalet në Trafikun Urban, ja si kryesuesi i bordit bënte presion t'i punësohej gruaj

Aktuale

Zbulohen skandalet në Trafikun Urban, ja si kryesuesi i bordit bënte presion t'i punësohej gruaj

Më: 14 prill 2021 Në ora: 23:32
Ruhan Beha

Ish-kryesuesi i bordit të ndërmarrjes publike lokale Trafiku Urban, Ruhan Beha, ka përfunduar prapa grilave në janar të vitit 2020 pasi u denoncua në Polici nga kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Lulzim Rexhepaj.

Këtë për emisionin “Kallxo Pernime” e ka konfirmuar vetë kryeshefi i Trafiut Urban, Lulzim Rexhepaj.“Me bordin e drejtorëve kemi pasë një bashkëpunim të mirë dhe korrekt po ja që ndodhi një mospajtim dhe një konflikt me kryesuesin e bordit, ku unë ju kam drejtu organeve të hetuesisë për ta zgjidhur këtë çështje.

 Saktësisht, ishte presioni nga kryesuesi i bordit për t’ia punësuar gruan e tij dhe unë nuk kam dashtë të nënshtrohem dhe nuk iu kam përgjigjur një presioni të tillë”, ka thënë Rexhepaj.

KALLXO.com ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga Ruhan Beha, ish-kryesues i bordit, por ai ka qenë i paqasshëm.Ndërsa, avokati i tij ka thënë se nuk mund të flasë për rastin pasi ende nuk e kanë pranuar dosjen nga Prokuroria e Shtetit.“Por duhet të them që deri më tani ne ende nuk i kemi marrë as shkresat e lëndës, asnjë provë, as nuk i kemi marrë, nuk kemi në dispozicion kurrgjë dhe po presim me viju procedura. 

Kështu që nuk mundemi me u deklaru në këtë moment për këtë derisa nuk kemi asnjë provë, asnjë shenjë të lëndës. Është e padrejtë, edhe po të ekzistonte vullneti edhe i palës, paraprakisht duhet me u konsultu edhe me klientin, është e padrejtë edhe po të ishte aprovimi i klientit tim me u deklaru për rastin pikë së pari kur është në procedurë dhe e dyta është e padrejtë me u deklaru për diçka që nuk kemi në dispozicion ende, nuk i kemi ende shkresat e lëndës, as aktakuzën është një lëndë që është në proces”, ka thënë Flakron Sylejmani, avokat i Ruhan Behës. Historia e punësimit të gruas së ish-kryesuesit të bordit

Në shtator të vitit 2019, një kontratë që ishte nënshkruar nga kryeshefi i ndërmarrjes publike lokale Trafiku Urban për punë praktike të Lendita Behës, gruan e Ruhan Behës.Gruaja e ish-kryesuesit të Trafikut Urban kishte një pagë prej 400 eurove, jo si të gjithë praktikantët në këtë ndërmarrje.

Në kontratë thuhej që Lendita Beha ka pozitën e punës praktike në Teknologji Informative, por punën ajo e kryente në Departamentin e financave.“Ka punuar në zyrën financiare, e ka ndihmu zyrën që lidhej me profesionin e saj. 

Është e vërtetë që e ka pasë pagën më të lartë. Kemi pasë një dakordim me bordin që praktikantët t’i kenë pagë prej 250 euro, po ne edhe praktikantet konduktor i paguajmë me një pagë rreth 350 euro”, ka thënë Lulzim Rexhepaj, kryeshef i Trafikut Urban.

“Kryesuesi i bordit është interesuar rreth pagës së gruas, është e vërtetë se është interesuar që ajo të ketë një pagë pak më të lartë. Kemi gjetë një kompromis”, ka shtuar ai.Ai ka thënë se për presionin që i është bërë nga ish-kryesuesi ka lajmëruar me kohë edhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat