Gjendje alarmante në Infektivë nga COIVD-19: Varianti britanik po ndikon në përhapjen masive të infeksionit

Aktuale

Gjendje alarmante në Infektivë nga COIVD-19: Varianti britanik po ndikon në përhapjen masive të infeksionit

Më: 15 prill 2021 Në ora: 07:21
Foto ilustrim

Ditëve të fundit është vërejtur një rënie e lehtë e rasteve të reja me COVID-19, por prapë Klinika Infektive është e ngarkuar me trajtimin e pacientëve të infektuar.

Infektologu Arben Vishaj në Klan Kosova bëri të ditur se Klinika Infektive vazhdon të mbetet e ngarkuar sidomos pas përhapjes së variantit të ri britanik të COVID-19.

“Për momentin i kemi 117 pacientë të hospitalizuar dhe është e vërtetë që varianti britanik është prezent në vendin tonë dhe mbase ky variant ka ndikuar në përhapjen më masive të infeksionit me COVID”.

“Gjendja paraqitet pothuajse e njëjtë – e rëndë sikur që ka qenë gjithmonë. Kjo është një gjendje krejtësisht e veçantë nga protokollet e sëmundjeve infektive”, tha Vishaj.

Infektologu mes tjerash bëri të ditur se kohëve të fundit është rritur kohëzgjatja e hospitalizimit teksa për trajtim dominojnë moshat e shtyera.

“Çdo ditë dikur tre deri në pesë pacientë ndodhë që i lirojmë. Por, menjëherë brenda ditës këto vende mbushen ndërsa kohëzgjatja e trajtimit është më e rritur – ne ende për këtë muaj nuk i kemi bërë parametrat statistikore që ta dimë me përqindje më të saktë. Në përgjithësi është rritur kohëzgjatja e hospitalizimit”.

“Dominojnë moshat e vjetra por kohëve të fundit kemi edhe mosha që janë të mesme që trajtohen në klinikën tonë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat