Shkaku i të akuzuarve të Speciales, Vlora Çitaku përplaset me zv.ministrin e Drejtësisë

Aktuale

Shkaku i të akuzuarve të Speciales, Vlora Çitaku përplaset me zv.ministrin e Drejtësisë

Nga: A.Morina Më: 15 prill 2021 Në ora: 09:15
Vlora Çitaku

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka deklaruar se ka informacione se të akuzuarit nga Gjykata Speciale në Hagë kanë marrë më shumë para se që duhet për mbrojtjen e tyre.

Ndaj, kësaj deklarate të Sallahut, ka reaguar ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku.

Ao kërkoi nga zëvendësministri i Drejtësisë, të mos shërbehet me fjalë të korridoreve.

“Të akuzuarve të speciales po ju bëhet luftë speciale në Kosovë. Ju zotëri jeni zvMinistër. Ju keni qasje në informacion. Ju nuk keni nevojë të shërbeheni me fjalë të korridoreve.  Është joprofesionale dhe papjekuri”, shkroi Çitaku në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

“Flitet nëpër ministri që dikush nga të akuzuarit ka marrë para më shumë se që parashihet me akte nënligjore, sa është e saktë nuk e di.”

Të akuzuarve të speciales po ju bëhet luftë speciale në Kosovë. Ju zotëri jeni zvMinistër. Ju keni qasje në informacion. Ju nuk keni nevojë të shërbeheni me fjalë të korridoreve.

Është joprofesionale dhe papjekuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat