Mbi 1 300 të vaksinuar kundër Covid-19 në sallën “1 Tetori”

Aktuale

Mbi 1 300 të vaksinuar kundër Covid-19 në sallën “1 Tetori”

Më: 15 prill 2021 Në ora: 13:03
Niman Bardhi

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë janë deri në mesditë janë vaksinuar 14 përsosna në dializë, ndërsa nga e mërkura 26 persona me dializë janë vaksinuar kundër Covid-19.

Këto të dhëna i ka bërë të ditur Koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi.

Ai tha se deri në mesditën e së enjtes janë vaksinuar 38 persona, përfshirë ata të moshës mbi 80 vjeç, personelit shëndetësor dhe pacientët me dializë.

“Kemi vazhduar me vaksinimin e tri kategorive në sallën “1 Tetori”, personat në dializë, personat mbi 80 vjeç dhe stafin shëndetësor.

“Deri në këto çaste që flasim janë të vaksinuar 38 persona, prej tyre 14 janë pacientë në dializë, ndërsa pjesa tjetër janë mbi moshën 80  vjeç e profesionistë shëndetësor. Në këtë qendër deri më tani janë vaksinuar 1334 persona”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat