Babai i Agonis Tetajt i shkruan letër Albulena Haxhiut, ka disa pyetje për të

Aktuale

Babai i Agonis Tetajt i shkruan letër Albulena Haxhiut, ka disa pyetje për të

Më: 15 prill 2021 Në ora: 13:11
Babai i Agonis Tetajt i shkruan letër Albulena Haxhiut, ka disa pyetje për të

Isuf Tetaj, babai i të riut që u vra në vendin e tij të punës në Deçan para dy vjetësh, Agonis Tetajt, i është drejtuar me një letër Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, pas deklaratave të ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasanit.

Ai i është drejtuar me disa pyetje Haxhiut, derisa ka shprehur shqetësim për deklaratat e Hasanit.

“Reagimi I fundit i z. Fejzullah Hasani , dje në publik dhe klualifikimi sipas tij I rastit të vrasjes së djalit tim si vrasje nga pakujdesia, nuk mund të cilësohet si deklarim i një qytetari të thjesht pavarësisht nese ai momentalisht mban ndonjë pozit në sistemin gjygjësor apo prokurorial. I njejti ka bartë përgjegjësi të lartë në institucionin e drejtësisë duke drejtuar gjykatën supreme të Kosovës për shumë vite.

Nuk jam shume i sigurt ju mund ta keni informaten nëse i njejti z. Fejzullah Hasani gëzon ende benificione nga gjygjësore I Kosovës apo jo”, thuhet në letrën e Tetajt drejtuar Haxhiut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat