Ministri Vitia dhe ambasadori Grondahl diskutojnë për COVID-19

Aktuale

Ministri Vitia dhe ambasadori Grondahl diskutojnë për COVID-19

Më: 15 prill 2021 Në ora: 14:53
Foto nga takimi

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia, priti sot në takim Ambasadorin e Norvegjisë,  Jens Erik Grondahl, me të cilin biseduan për situatën rreth pandemisë COVID-19 dhe veprimeve që po ndërmerren për menaxhimin e saj.

Në këtë aspekt, Grondahl ishte i interesuar rreth mbarëvajtjes së procesit të vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë, për çka Vitia e informoi për ecurinë e këtij procesi dhe vaksinimin e grupeve prioritare sipas Planit të Vaksinimit.

Ministri ka falënderuar ambasadorin për përkrahjen e Norvegjisë në fushën e shëndetësisë.

Ata janë pajtuar për një bashkëpunim sa më të mirë edhe në të ardhmen në interes të ruajtjes së shëndetit publik të popullatës në Kosovë, në kohën kur COVID-19 mbetet ende sfida më serioze shëndetësore në botë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat