Anëtari i PDK-së: Presidentja flet për të drejtat e grave vetëm kur i shërbejnë për vota

Aktuale

Anëtari i PDK-së: Presidentja flet për të drejtat e grave vetëm kur i shërbejnë për vota

Më: 15 prill 2021 Në ora: 14:53
PDK

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, thotë se Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nuk e ka guximin e mjaftueshëm për të mbrojtur të drejtat e grave.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se pas deklaratave të Hoxhës Shefqet Krasniqi për gratë, Osmanit iu deshën dy ditë për të bërë një reagim, të cilin ai e ka quajtur të zbehtë, dhe se sipas tij ajo i mbronë të drejtat e grave kur i shërbejnë për vota.

“Presidentja e Kosovës znj. Osmani, nuk e ka guximin e mjaftueshëm për të mbrojtur të drejtat e grave kur ato nëpërkëmbën nëpër studio televizive ose tjetërkund. Zonjës Osmani iu nevojitën dy ditë për të bërë një reagim të zbehtë në mbrojtje të pozicionit të grave në shoqërinë tonë”, ka shkruar Gjoshi.

Ndryshe, Presidentja Vjosa Osmani të mërkurën ka publikuar në Instastory vizatime ku shkruhet se “vajzat e kanë vendin aty ku ato ëndërrojnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat