Edita Tahiri paralajmëron Kosovën e Shqipërinë: Jini vigjilente, lojëra të rrezikshme po bëhen në arenën gjeopolitike

Aktuale

Edita Tahiri paralajmëron Kosovën e Shqipërinë: Jini vigjilente, lojëra të rrezikshme po bëhen në arenën gjeopolitike

Nga: A.Morina Më: 15 prill 2021 Në ora: 15:26
Edita Tahiri

Ish-negociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar në lidhje me publikimin e dokumentit, në të cilën flitet për ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Ajo kërkoi kujdes nga Kosova dhe Shqipëria, duke paralajmëruar se nuk falen gabimet historike të fillimit të shekullit 20.

“Derisa shëndeti botëror është sfiduar nga pandemia, dhe ne po mendojmë se kryesore është mbrojtja e shëndetit, disa lëvizje të rrezikshme po bëhen në arenën gjeopolitike. Shqipëria, Kosova dhe kombi shqiptar duhet të jenë vigjilent për të mbrojtur së bashku interesat kombëtare”, shkroi Tahiri në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Derisa shëndeti botëror është sfiduar nga pandemia, dhe ne po mendojmë se kryesore është mbrojtja e shëndetit, disa lëvizje të rrezikshme po bëhen në arenën gjeopolitike. Shqipëria, Kosova dhe kombi shqiptar duhet të jenë vigjilent për të mbrojtur së bashku interesat kombëtare. Nuk na falen gabimet historike të fillimit të shekullit 20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat