Ndodhin lëvizjet e para për rinisje të dialogut, Lajçak takon virtualisht zëvendësin e Kurtit

Aktuale

Ndodhin lëvizjet e para për rinisje të dialogut, Lajçak takon virtualisht zëvendësin e Kurtit

Më: 15 prill 2021 Në ora: 16:57
Miroslav Lajçak

Lëvizjet e para në drejtim të rinisjes së dialogut janë zhvilluar sot.

Emisari Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka njoftuar se në një video-konferencë ka biseduar me zëvendëskryeministrin e Kosovës për integrime evropiane dhe dialog, Besnik Bislimi.

Këtë Lajçak e ka njoftuar me anë të një postimi në Twitter, teksa ka thënë se takimi ishte mjaft frytdhënës.

Ajo që bie në sy, është fjalia e fundit e Lajçak se “u pajtuam që së shpejti ta vazhdojmë bisedën”.

“Kam pasur një videokonferencë të parë shumë të dobishme me Besnik Bislimin, Zëvendës Kryeministër për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog sot. Ne ramë dakord të vazhdojmë bisedën tonë së shpejti”, ka shkruar Lajçak.

Kujtojmë, se ishte pikërisht kryeministri Kurti ai që disa herë ka nënvizuar se dialogu nuk është prioritet parësor i qeverisë së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat