Reagim i ashpër Ehat Miftarajt, tregon fajtorët që Kosova ende nuk ka viza

Aktuale

Reagim i ashpër Ehat Miftarajt, tregon fajtorët që Kosova ende nuk ka viza

Nga: N.Sh Më: 15 prill 2021 Në ora: 16:59
Ehat Miftaraj

Ehat Mifaraj nga IKD-ja ka reaguar ashpër ndaj anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe prokurorëve në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj ka publikuar të hyrat e mëdha që marrin këta anëtarë të KPK-së.

Ai thotë se faji është i tyre që Kosova ende nuk ka viza.

Reagimi i plotë:

54 mijë Euro të hyra në vit.

48 mijë Euro të hyra në vit.

43 mijë Euro të hyra në vit.

42 mijë Euro të hyra në vit.

38 mijë Euro të hyra në vit.

34 mijë Euro të hyra në vit.

Këto janë pagat e anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe disa prokuroreve në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Paga mesatare në Kosovë, 3000 Euro në vit.

Pse s’kemi liberalizim të vizave. Sepse ata lartë me paga si në Gjermani, Zvicër, Suedi, Norvegji nuk punojnë.  Se në orar të punës marrin kompensime shtesë në kundërshtim me ligj.

Dhe marrin mundin dhe të drejtën me reagu.

S’ka një prokurori për Këshillin Prokurorial dhe Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, se në një shtet normal ishit përgjigj para ligji, e s’kishit pas kohë mu marr me parulla koti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat