Nuk ndalen akuzat e VV-së ndaj Baton Haxhiut

Aktuale

Nuk ndalen akuzat e VV-së ndaj Baton Haxhiut

Nga: A.Zh Më: 15 prill 2021 Në ora: 17:30
Baton Haxhiu

Edhe sot, zyrtarë nga Lëvizja Vetëvendosje, janë marr me gazetarin Baton Haxhiu.

Elvis Hoxha, ish-këshilltar i Albin Kurtit, ka akuzuar Haxhiun se i ka shërbyer politikës anti-shqiptare, përcjell Bota sot.

Ai ka cituar një qytetar shqiptar se çka thotë për Haxhiun.

Reagimi i plotë i Hoxhës në Facebook:

Megjithëse qyteti ynë ka vdekur nën betonierat e Veliajt, megjithëse deti i jugut i jepet Greqisë dhe ai i Durrësit i jepet arabëve, ne i kemi gjithsesi çastet e bukur kur na telefonon partia dhe na thotë se dikush kujdeset posaçërisht për ne. Apo edhe kur dëgjojmë në mediat tona humorin e Baton Haxhiut që na drejton pyetjen aq debile: "Çfarë është Leonardo di Caprio!?" Ndërkohë që në Tiranë janë shumë ata që pyesin: "Kush m... është Baton Haxhiu?" Më falni, por thjesht po citoj një qytetar i cili e pëson çdo mbrëmje në valët publike të televizionit imazhin e këtij tipit që përveç faktit se i ka shërbyer tërë politikës antishqiptare, nuk ka ndonjë vlerë tjetër. Ndërsa qytetari i nxehur, që ka paguar taksa tërë jetën e vet, nuk e ka aspak të drejtën të thotë fjalën e vet në studiot e televizioneve të oligarkëve.

Ne qeshim e qajmë me këtë rrënim të çdo sfere publike... deri sa të vijë dita e qarjes së grabitqarëve. Sepse këta nuk mund të qeshin e qajnë në të njëjtën kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat