Ish-kryeministri blen veturë të re, nga Opeli kalon në BMW

Aktuale

Ish-kryeministri blen veturë të re, nga Opeli kalon në BMW

Më: 15 prill 2021 Në ora: 17:57
Avdullah Hoti

Sa ishte kryeministër i Kosovës, Avdullah Hoti, voziste një makinë jo shumë të shtrenjtë.

Në media ka qarkulluar lajmi se Hoti vozit një veturë të markës, OPEL VECTRA.

Por si duket ish-kryeministri “ka kursyer para” gjatë kohë në ekzekutiv për të rritur komoditetin në vozitje.

Ai tani vozitë një makinë luksoze të tipit BMW X3.

Media ka siguruar fotografi të veturës se re të Hotit, e cila gjendet pranë banesës së tij në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Madje burimet kanë konfirmuar se e kanë parë Hotin duke vozitur të njëjtën veturë.

Media ka provuar të kontaktojë me Avdullah Hotin lidhur me këtë çështje, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat