Ambasadorja Demiri e ftuar në ceremoninë e Pavarësisë së Izraelit

Aktuale

Ambasadorja Demiri e ftuar në ceremoninë e Pavarësisë së Izraelit

Më: 15 prill 2021 Në ora: 18:45
Ambasadorja e Kosovës Ines Demiri

Ambasadorja e Kosovës Ines Demiri në Izrael, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e Ditës së 73-të të Pavarësisë së Izraelit.

“Në Rezidencën e Presidentit Reuven Rivlin, duke festuar Ditën e 73-të të Pavarësisë së Izraelit me trupin diplomatik dhe konsullor”, ka shkruar Demiri në Facebook.

Ines Demiri është ambasadorja e parë e Kosovës në Izrael, pas marrëdhënieve diplomatike që vendosën Republika e Kosovës dhe Izraelit.

Kujtojmë se njohja nga Izraeli erdhi gjatë bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Washingon, ku është arritur marrëveshja mes dy vendeve në prani të ish-Presidentit Trump.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat