Dimal Basha i reagon ashpër kryetarit të Ferizajit nga PDK-ja

Aktuale

Dimal Basha i reagon ashpër kryetarit të Ferizajit nga PDK-ja

Nga: D.RR Më: 15 prill 2021 Në ora: 18:50
Dimal Basha

Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka reaguar ndaj kryetarit të Ferizajt, Agim Aliut, i cili sipas Shalës po i arreston roje të pyllit dhe fukara për vjedhje të drurëve në pyll.

Shala i drejtohet Aliut se  se nuk bën as të vidhet dru në mal, por fillimisht duhet t'i dorëzoni dojset e drejtorave që japin leje pa asnjë kriter, të cilët ia bajnë argatin milionerave të betonit.

Postimi i plotë:

Paska dal sot Kryetari Komunës të Ferizajit duke kallëzu qysh është ka e lufton krimin, sepse paskan bashkëpunu me autoritetet për m’i arrestu roje të pylltarisë edhe fukara që vjedhin dru për bukën e gojës.

Po, s’ban me vjedh as dru, mirëpo kur t’i dorëzoni dojset e drejtorave që japin leje pa asnjë kriter, të cilët ia bajnë argatin milionerave të betonit, atëherë iu marrim seriozisht, përndryshe PRONTO moti bashkëpunon me arrestu fukara që vjedhin për bukë të gojës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat