Ambasadori amerikan për konfiskimin e pasurive të pajustifikueshme: Është koha për vepra, boll me fjalë

Aktuale

Ambasadori amerikan për konfiskimin e pasurive të pajustifikueshme: Është koha për vepra, boll me fjalë

Më: 15 prill 2021 Në ora: 21:27
Philip Kosnett

Ligji për konfiskimin e pasurisë të pajustifikueshme nuk po le pa u komentuar as nga ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Ai tha se ka ardhur koha për vepra dhe mjaftë më më fjalë.

“Por, mendoj se qeveria Kurti është e etur për t’ia nisur punës dhe për të përmbushur premtimet e saj ndaj popullit të Kosovës. Mendoj se kohëve të fundit e kemi parë  dhe zgjedhjet e shkurtit e përkujtuan atë se njerëzit në Kosovë janë të etur për ndryshim”.

“Duan të shohin veprim të njëmendtë kundër korrupsionit. Duan të shohin përparim ekonomik që vërtetë do të ndihmojë jetën e qytetarëve të rëndomtë. Dhe mendoj se është e rëndësishme që të dihet – dhe kam folur për këtë edhe më parë – se nuk është përgjegjësi vetëm e qeverisë për ta çuar vendin përpara”.

“Edhe partitë opozitare luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e politikave në bashkëveprim me qeverinë. Sektori privat është jetik për zhvillimin ekonomik të këtij vendi. Zërat e shoqërisë civile kanë rëndësi. Pra, mendoj se kjo është kohë shumë emocionuese për Kosovën dhe është me rëndësi që çdo institut dhe çdo individ në vend të luajnë rolin e tyre”.

Kosnett gjithashtu tha për këto ndryshime edhe qytetarët e Kosovës kanë votuar, andaj presin rezultate konkrete në luftën ndaj korrupsionit e krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat