Suspendohet doktori në Podujevë që e refuzoi pacientin e moshuar

Aktuale

Suspendohet doktori në Podujevë që e refuzoi pacientin e moshuar

Nga: D.RR Më: 15 prill 2021 Në ora: 22:05
Suspendohet doktori në Podujevë që e refuzoi pacientin e moshuar

Gjatë ditës së sotme në spitalin e Podujevës, doktori Ibrahim Hoti, dëgjohet në një video, teksa nuk iu ofron shërbime qytetarëve. E tërë kjo me arsyetimin se tashmë është bërë ora 15:05 minuta, ndërsa ai kishte përfunduar orarin në ora 15:00.

E lidhur me këtë sjellje të doktorit, Këshilli Drejtues i QKMF-së në Podujevë ka suspenduar përkohësisht doktorin Hotin.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i shëndetësisë në këtë komunë, Driton Veliu.

Njoftimi i plotë:

Një video që po qarkullon në rrjete sociale, ku shihet sjellja jo e mirë e një mjeku në QKMF në Podujevë ndaj një pacienti të moshuar, është e papranueshme dhe nuk përkon as me etikën profesionale.

E kuptoj se personeli shëndetësor është lodhur e dërmuar nga situata që po kalojmë në ballafaqimin me COVID-19, kurse gjendjen e bën edhe më të rëndë mungesa e stafit mjekësor në QKMF, pas shkuarjes në specializim të 12 mjekëve. Mirëpo, tërë kjo nuk e arsyeton një sjellje të tillë të mjekut, aq më pak ndaj një pacienti të moshuar.

Lidhur me këtë rast, Këshilli Drejtues i QKMF-së dhe pas analizës së këtij rasti, Këshilli kanë vendosur që mjeku të suspendohet përkohësisht nga marrëdhënia e punës deri në një vendim të ri të Komisionit Disiplinor.

Duke shprehur keqardhje për këtë rast, jam i sigurt se kjo nuk e zbeh dhe nuk do të ndikojë në punën dhe angazhimin e stafit shëndetësor të QKMF në Podujevë në këtë periudhë pandemie në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat