Nuk e përmendi Kosovën në takimin me Bislimin, Çitaku i reagon Lajçakut

Aktuale

Nuk e përmendi Kosovën në takimin me Bislimin, Çitaku i reagon Lajçakut

Më: 15 prill 2021 Në ora: 23:20
Vlora Çitaku

Sot emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, njoftoi se ka zhvilluar takim virtual me zv/kryeministrin Besnik Bislimi.

Por Lajcak në njoftimin që bëri nuk e përmendi Kosovën, pas postit të Bislimit.

“Pata një videokonferencë të parë shumë të dobishme sot me Besnik Bislimin, zv/Kryeministër për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. Ne ramë dakord të vazhdojmë bisedën tonë së shpejti”, shkroi Lajçak.

Për këtë reagoi ish ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila i tha se duhej të shkruhej Kosova, për të shuar kuriozitetin e njerëzve që interesohen të kërkojnë në Google të dhëna për Bislimin.

“Unë mendoj se ideja këtu është që të gjenerojmë njëfarë kureshtjeje dhe t’i bëjmë njerëzit të kërkojnë në Google për zv/kryeministrin Bislimi Kosova”, ka shkruar Çitaku.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat