Hashim Thaçi i kërkoi ndjesë për komunikatën nr. 59/ Gani Geci publikon një tjetër komunikatë

Aktuale

Hashim Thaçi i kërkoi ndjesë për komunikatën nr. 59/ Gani Geci publikon një tjetër komunikatë

Nga: N.Sh. Më: 16 prill 2021 Në ora: 08:36
Gani Geci dhe Hashim Thaçi

Ishin vitet e para të pasluftës kur në një atentat të organizuar mbetën të vdekur Bekim Kastrati gazeta i gazetës “Bota sot”, dhe Besim Dajaku, pjesëtar i sigurisë së Presidentit Rugova.

Në këtë atentat të përgatitur kundër Gani Gecit, ky i fundit merr plag të rënda, por shpëton.

Geci disa herë ka thënë se ky atentat ishte bërë përshkak të Komunikatës numër 59 të lshuar në kohë luftës kundër tij.

E gjatë ditës së sotme, Gani Geci ka publikuar një Komunikatë për Shtyp, sipas tij e dërguar nga Hashim Thaçi në emër të ish-anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Këtu shprehet keqardhje përshkak se nuk janë distancuar dhe nuk kanë kërkuar falje më herët për Komunikatën numër 59.

Geci tregon se në vitin 2019, Hashim Thaçi i ksihte kërkuar ndjesë publike përmes televizionit publik.

Shkrimi i Gani Gecit:

Të dashur miq,

dua ta bëjë publike një Komunikatë për Shtyp dërguar nga Hashim Thaçi në emër të ish-anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, të cilët ndiejnë keqardhje që nuk janë distancuar dhe nuk më kanë kërkuar falje më herët për Komunikatën nr.59.

Kjo komunikatë për shtyp  është  e shkruar me datën 27.12.2018  ndërsa me datën 11 shkurt  2019  Hashim Thaçi më ka kërkuar edhe ndjesë publike përmes Radio Televizionit të Kosovës-RTK.

Në ketë komunikatë për shtyp vetë anëtarët e pranojnë se për 20 vite kam qenë i lënduar moralisht, shpirtërisht unë dhe familja ime ndërsa unë kam qenë edhe fizikisht i plagosur.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat