Meliza Haradinaj reagon pas ndalimit të hyrjes në Kosovë, Petar Petkoviqit

Aktuale

Meliza Haradinaj reagon pas ndalimit të hyrjes në Kosovë, Petar Petkoviqit

Nga: N.Sh. Më: 16 prill 2021 Në ora: 13:04
Meliza Haradinaj-Stublla

"Vendim i drejtë", kështu ka deklaruar ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, pasi Kosova ia ndaloi hyrjen Petar Petkoviqit.

Haradina e ka komentuar vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për të mos e lejuar ardhjen në Kosovë të Petar Petkoviqit, drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe.

Ajo shprehet se, Petkoviqi nuk e respekton Republikën e Kosovës.

Postimi i plotë:

VENDIM I DREJTË

Më vjen mirë që MPJD nuk paska lejuar ardhjen në Kosovë të të ashtuquajturit drejtor të zyrës për Kosovë Petar Petkoviq. Ky i fundit nuk i ndahet gjuhës dhe deklaratave shoviniste, nuk respekton Republikën e Kosovës, dhe asnjë nga ata nuk respektojnë frymën e zotimet e marrëveshjeve të Brukselit dhe Washingtonit.

Ata s’duhet të lejohen derisa të gjithë t’a pranojnë dhe respektojnë realitetin e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat