Ja çfarë bisedoi Haki Abazi me Piero Fasinon

Aktuale

Ja çfarë bisedoi Haki Abazi me Piero Fasinon

Më: 16 prill 2021 Në ora: 13:59
Haki Abazi

Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë Haki Abazi, ka biseduar mekryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Italisë Piero Fasino. 

Ai tregoi se sot ka zhvilluar bisedë shumë konstruktive e përmbajtësore në kuadër të vendosjes së marrëdhënieve ndërmjet Kryetarëve dhe Komisioneve për Punë të Jashtme të Kosovës dhe Italisë. 

"Me Piero Fassinon, kryetar i komisionit në Parlamentin Italian bisedova me kërkesën për përkrahje për vaksinat dhe kalimin e pandemisë, avancimit të agjendës integruese evropiane dhe përfshirjen e Kosovës në agjendën e zgjerimit, liberalizimin e vizave, thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe ushtarake dhe përkrahjen e Italisë në përkufimin kohor të normalizimit të mardhënieve me Serbinë që dialogu të mos e mbaj peng Kosovën në proceset tjera", tha Abazi.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë e falënderoi Fassinon për përkrahjen e Italisë në të gjitha fazat e zhvillimeve dhe për qëndrimin afër Kosovës dhe i bëra ftesë për vizitë në Kosovë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat