​Seanca gjyqësore për vizat, Ukë Rugova, Astrit Haraqija dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm

Aktuale

​Seanca gjyqësore për vizat, Ukë Rugova, Astrit Haraqija dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm

Më: 16 prill 2021 Në ora: 15:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca gjyqësore për rastin ndaj të dyshuarve për krim të organizuar me viza italiane, grup në të cilin është edhe Ukë Rugova, ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija dhe të tjerë.

Në këtë rast akuzohen Ukë Rugova, Astrit Haraqija, Qefser Baholli, Izet Beqiri dhe Florian Petani, të cilët u deklaruan si të pafajshëm për veprën penale që akuzohen.

Mbrojtja e të pandehurit, Izet Beqiri, avokati Besnik Berisha ka kundërshtuar që në proces verbal të përfshihen e mediave në proces verbal, si dhe gjithë personave të tjera të pranishëm që nuk e kanë statusin e palës. Ai kërkoi që mos të bëhen publik fytyrat e të akuzuarve.

Më pas, të gjitha të akuzuarit u deklaruaran se janë të pafajshëm për veprën penale që akuzohen.

Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku tha se interesi i publikut është i madh për këtë rast, por kërkoi që mos të behën publik fytyrat e të akuzuarve.

Ndërsa, në seanca u dëgjua edhe dispozitivi i aktakuzës.

Prokurorja e rastit, Florije Shamolli thotë se nga provat që do të administrohen në shqyrtim gjyqësor, 77 dëshmitarë do dëgjohem me dëshmitë e tyre se i akuzuari Ukë Rugova me të akuzuarit tjerë iu ka mundësuar pajisja me viza italiane schengen për këta klientë që për këto viza kanë paguar shuma të ndryshme të parave deri në 4 mijë euro.

Ajo tha se aplikacionet për këta klient gjatë një kontrolli u gjetën në shtëpinë, në rezidencën e të akuzuarit Ukë Rugova por gjithashtu një numër i aplikacioneve ishin të shoqëruar me dokumente që pretendohej që ishin kontrata të punësimit ishin të nënshkruara nga Qefser Baholli e që këto informata janë të rreme.

Fjalën hyrëse e kanë thanë edhe avokati i Ukë Rugovës, Nexhat Shaban dhe mbrojtja e Izet Beqirit, Besnik Berisha.

Aktualisht fjalën hyrëse është duke e thënë i akuzuari, Florian Petani i cili ka hequr dorë nga mbrojtja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat