Presidentja Osmani: S’mund të flasim për dialog me Serbinë, derisa njerëzit vdesin nga mungesa e vaksinave

Aktuale

Presidentja Osmani: S’mund të flasim për dialog me Serbinë, derisa njerëzit vdesin nga mungesa e vaksinave

Më: 16 prill 2021 Në ora: 15:31
Jean-Louis Servais, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë sot se nuk mund të flasin për dialog me Serbinë, përderisa në Kosovë po vdesin njerëzit nga mungesa e vaksinave.

“Nuk mund të flasim për dialog me Serbinë, derisa ne na vdesin njerëzit për mungesë vaksinash. Vaksinat janë prioritet dhe do ta bëjmë të pamundurën në bashkëpunim me partnerët tanë që t`i sigurojmë ato”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Këtë deklaratë ajo e dha gjatë takimin me ambasadorin belg Jean-Louis Servais, i cili e uroi për detyrën dhe gjithashtu ia përcolli urimet edhe të mbretit të Belgjikës.

Në ndërkohë ambasadori Louis Servais ka theksuar se marrëdhëniet e mira ndërshtetërore duhet thellohen edhe më tej. Në këtë plan, ai ka përmendur se Belgjika do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane, sikurse edhe në përpjekjet për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat