Tahiri: Qeveria të punojë me të gjitha kapacitetet për të siguruar vaksinimin masiv të qytetarëve

Aktuale

Tahiri: Qeveria të punojë me të gjitha kapacitetet për të siguruar vaksinimin masiv të qytetarëve

Më: 16 prill 2021 Në ora: 17:58
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të shfrytëzojë të gjitha kapacitet për të siguruar vaksinimin masiv të popullsisë kundër Covid-19.

Ai pas takimit me përfaqësues të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, ka përmendur 4 çështje me rëndësi që duhet bërë Qeveria.

Kryeministri Kurti, ministri Vitia të punojnë me të gjitha kapacitetet me gjithë miqtë vendor dhe ndërkombëtar  në vaksinim masiv, të ndodh rritja e kapaciteteve spitalore, respektimi i masave, manuli të respektohet nga të gjithë si për gastronomët, sektori privat të jetë i inspketun, dhe jemi kundër mbylljes, tha Tahiri.

Ndërsa Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomëve tha se e kanë mirëpritur ftesën nga AAK ku u konsultuam dhe ishin  të gatshëm për të dëgjuar hallet tona.

"Jemi në pikën më kritike dhe jemi duke shkuar drejt hapjes që po shpresojmë që në verë të shkojmë drejt hapjes totale. Një verë 3 kemi humbur diasporën. Këtu u dakorduam që duhet të jetë kërkesa jonë drejt verës që të hapemi. Lusim qeverinë sidomos ministrin Vitia të orientohet ka vaksinimi që të na lënë të marrim frymë", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat