Deputetja e LDK-së: Qeveria Kurti është bërë më e rrezikshme sesa virusi Covid-19

Aktuale

Deputetja e LDK-së: Qeveria Kurti është bërë më e rrezikshme sesa virusi Covid-19

Më: 16 prill 2021 Në ora: 18:58
Arben Vitia

Rrezarta Krasniqi, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se qeveria Kurti është bërë më e rrezikshme sesa virusi Covid-19.

Reagimi i deputetes ka ardhur pas hulumtimit që u publikua sot, ku tregohet se të enjten e 15 prillt, ministri Arben Vitia është dashur ta nënshkruajë kontratën me kompaninë amerikane për furnizim me vaksina.

Këtë nuk e ka bërë.

Për pasojë furnizimi me 500 mijë doza vaksinash Pfizer pritet të shtyhet deri në shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat