Zgjedhjet lokale/ Ky do të jetë kandidati i LVV-së në Mitrovicë

Aktuale

Zgjedhjet lokale/ Ky do të jetë kandidati i LVV-së në Mitrovicë

Më: 16 prill 2021 Në ora: 19:59
Lëvizja Vetëvendosje

Agim Bahtiri do të jetë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës, në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen vjeshtë.

Kështu ka bërë të ditur miku i tij, Gazmend Morina përmes një fotografie të postuar në Facebook, duke shkruar Agim Bahtir + katër mandate.

Ndonëse, Bahtri muaj më parë kishte deklaruar se besonte se do të rikandidonte edhe një herë për të parin e Mitrovicës, por që zyrtarisht nuk ishte konfirmuar asgjë.

““Sigurisht, duke ditur specifikat e Komunës së Mitrovicës, duke e ditur se mund të ndodh diçka jashtë konceptit tim që e kam zhvilluar qe gati 8 vite…mendoj se do të jem kandidat i mundshëm për kryetar të Mitrovicës”, tha Bahtiri. Unë po mendoj që Po (do të rikandidojë) për arsye se sikur të kisha menduar ndryshe do të isha kandidat për deputet dhe do të votohesha shumë nga qytetarët”, kishte deklaruar ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat