Deputeti i PDK-së thotë se ka siguruar deri në 3 milionë vaksina Pfizer, thotë se kërkohet vetëm miratimi i MSH-së

Aktuale

Deputeti i PDK-së thotë se ka siguruar deri në 3 milionë vaksina Pfizer, thotë se kërkohet vetëm miratimi i MSH-së

Më: 16 prill 2021 Në ora: 23:30
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK’së Bekim Haxhiu thotë se ka arritur të kontaktojë me kompaninë amerikano-gjermane Pfizer dhe BioNTech duke siguruar 500 mijë deri në 3 milionë doza të vaksinave.

Thotë se i ka shkruar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili duhet t’i kthej përgjigje brenda tre ditësh kompanisë. Sipas Haxhiut, nëse ndodh një gjë e tillë., 2 deri në 3 javë pas nënshkrimit të kontratës Kosova do të merrte vaksinat.

“Kam marrë konfirmim zyrtar për 500 mijë deri në 3 milionë doza Pfizer. Brenda tre ditësh Kosova duhet të vendos kontakt me kompaninë”, tha Haxhiu në “DPT te Fidani”.

“Kjo është konfirmimi zyrtar dhe për detaje duhet të vazhdoj tani MSH kontaktin”, shtoi ai.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat