Gjendet një person i vdekur në Malishevë, ai ishte i gjakosur – Policia jep detaje

Aktuale

Gjendet një person i vdekur në Malishevë, ai ishte i gjakosur – Policia jep detaje

Më: 16 prill 2021 Në ora: 23:51
Malishevë

Policia e Kosovës ka gjetur të vdekur një person në Malishevë gjatë ditës së sotshme.

Media përmes burimeve mëson se personi i vdekur është Adem Gani Berisha nga fshati Vasilevë i Drenasit.

Ai është gjetur i shtrirë dhe i gjakosur, pa shenja jete. Në lidhje me këtë rast, media ka kontaktuar me Zëdhënësin e Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj

“Rreth  orës 15:00 përmes telefonit nga një qytetar – kalimtar rasti policia ka pranuar informatën se në Autostradën ,,Ibrahim Rugova” drejtimi Prizren – Prishtinë në vend parkingun – pushimoren e autostradës afër fshatit Lladroc K. Malishevë është një person i shtrirë dhe i gjakosur, pa shenja jete.”

“Në vend ngjarje ka dalë patrulla policore e cila ka konfirmuar se shihet një person i shtrirë . Ne vend ngjarje kanë dalë policia dhe ekipi mjekësorë nga QKMF Malishevë te cilët kanë konstatuar vdekjen e tij. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësit e nevojshme të cilët janë duke u marrë me rastin. Është informuar prokurori kujdestar i cili ka dale në vend ngjarje dhe me urdhër te tij trupi i pa jetë dërgohet ne mjekësin ligjore për obduksion si dhe rasti cilësohet – hetim i vdekjes”, u shprehë ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat