Ish-këshilltari i Thaçit “kapet” me Donika Gërvallën: Thotë se po bëhet më kryeministër se Albin Kurti

Aktuale

Ish-këshilltari i Thaçit “kapet” me Donika Gërvallën: Thotë se po bëhet më kryeministër se Albin Kurti

Nga: N. H Më: 17 prill 2021 Në ora: 09:45
Adil Behramaj dhe Hashim Thaçi

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, ka reaguar pasi ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, foli mbrëmë lidhur me raportimet se ministri Arben Vitia ka refuzuar të nënshkruajë një marrëveshje me kompaninë Pfizer.

Behramaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Gërvalla ka nisur të bëhet më kryeministër se Albin Kurti.

Mes të tjerave, Behramaj si përgjigje ndaj Gërvallës, thotë se kur ministrat ia marrin rolin kryeministrit, i bie që asnjëri nuk po i bëjnë punët e veta.

Ja shkrimi i tij:

Donika Gërvalla ia ka nisur të bëhet më kryeministër se Albin Kurti. Dilemën e vështirë të Kurtit për vendosjen e Ambasadës në Jeruzalem, ia mbylli rreptë sapo u bë kryediplomate.

Mbrëmë paska reaguar edhe për ministrin Vitia sikur të ishte shefja e tij. Kur ministrat ia marrin rolin kryeministrit, i bie që asnjëri nuk po i bëjnë punët e veta.

Ndërsa, kur ata defilojnë në publik si liderë joformalë, Kurti ndoshta nuk po e dinë, por i zbehet autoriteti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat