Myftiu Tërnava ka një kërkesë të veçantë për krejt hoxhallarët e Kosovës

Aktuale

Myftiu Tërnava ka një kërkesë të veçantë për krejt hoxhallarët e Kosovës

Më: 17 prill 2021 Në ora: 11:57
Naim Tërnava

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava sot ka dalë me një reagim për gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë.

Tërnava iu ka drejtuar imamëve dhe qytetarëve të vendit me anë të një shkrimi në facebook nga faqja e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Aty thuhet se hutbja e xhumasë maksimumi të zgjasë deri në 10 min.

Dhe këshillon që të kenë kujdes të gjithë.

Ja shkrimi i plotë i Myftiut Tërnava:

“Me vëmendje kam ndjekur situatën e krijuar me përhapjen e pandemisë globale të Korona Virusit në shtetet përreth nesh.

Ka dashur Zoti që deri më tash qytetarët tanë nuk janë prekur nga ky virus, por rreziku që edhe vendi ynë të preket nga ky virus, tashmë është evident.

Me këtë rast e gjej të udhës që të apelojmë te qytetarët tanë që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e panikut dhe në të njëjtën kohë të bëjnë të gjitha përgatitjet për mbrojtje nga infektimi me këtë virus.

Njëkohësisht, mbështesim të gjitha masat e marra nga Qeveria e Kosovës për mbrojtjen nga Korona Virusi.

BIK-u me kujdes do ta ndjek situatën dhe me kohë do të marrë vendimet e duhura në institucionet tona fetare-arsimore.

Kërkojmë nga imamët tanë që ligjëratën e hytbes së xhumasë ta mbajnë sa më shkurtë (maksimumi 10 minuta) dhe ajo t’u kushtohet vetëm masave të mbrojtjes nga kjo sfidë me të cilën po përballet njerëzimi.

Zoti na ndihmoftë që këtë sfidë ta kalojmë sa më lehtë!

Myftiu i Kosovës

Naim ef. Tërnava”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat