E dhimbshme: I vrari në tregun e Mitrovicës ishte 27 vjeçar, kishte dalë për të shitur pemë

Aktuale

E dhimbshme: I vrari në tregun e Mitrovicës ishte 27 vjeçar, kishte dalë për të shitur pemë

Më: 17 prill 2021 Në ora: 15:20
Pamje nga vrasja në Mitrovicë

Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur gjatë një përleshjeje me armë zjarri në tregun e Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicsë Avi Zahiti.

Sipas tij ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 të së shtunës, ndërsa policia ka dhënë detaje shtese.

Mësohet se personi i vrarë është 27 vjeçar, kishte dalë në treg për të shitur pemë.

“Rreth orës 11:27, policia në Mitrovicë është njoftuar për një rast në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë ku është përdorur arma e zjarrit. Njësitë policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Policia ka kuptuar se një person mashkull kosovar, ka shtënë në drejtim të tre personave të cilët janë të plagosur, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Gjithashtu edhe i dyshuari është i lënduar, i njëjti është arrestuar nga njësitë policore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Raportohet se një nga të plagosurit ka ndërruar jetë. Njësitet policore po vazhdojnë ta trajtojnë rastin”, ka thënë Zahiti.

Policia ka kuptuar se një person mashkull kosovar, ka shtënë në drejtim të tre personave të cilët janë të plagosur, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Gjithashtu edhe i dyshuari është i lënduar, i njëjti është arrestuar nga njësitë policore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Raportohet se një nga të plagosurit ka ndërruar jetë.

Njësitet policore po vazhdojnë ta trajtojnë rastin”, ka thënë zëdhënësi Avni Zahiti.

Një person shihet me armë në dorë teksa kacafytet me disa persona.Siç shihet, disa persona janë përfshirë në këtë incident.

Duhet theksuar se incidenti ka ndodhur në pjesën ku zhvillohet tregu, pikërisht në ditën e tregut ku ka fluks të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat