“Fushata e krimit të organizuar”/ Rron Gjinovci alarmon Qeverinë Kurti: Po ju mungon ky person

Aktuale

“Fushata e krimit të organizuar”/ Rron Gjinovci alarmon Qeverinë Kurti: Po ju mungon ky person

Nga: A.Morina Më: 17 prill 2021 Në ora: 16:08
Rron Gjinovci

Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar përsëri në lidhje me rastin e publikimi të marrëveshjes së MSH-së për sigurimin e vaksinave.

Ai deklaroi se krimi i organizuar po bën fushatë destabilizuese, prandaj Qeverisë së Kosovës i duhet një udhëheqës i marrëdhënieve me publikun.

“Qeverisë së Kosovës i mungon udhëheqësi i Marrëdhënieve me Publikun. Qeveria po mendon që Albini me statusa mundet me majt në kontroll situatën, a thu se jena në fushatë elektorale”, shkroi Gjinovci në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Përderisa krimi i organizum bën fushatë destabilizuse përmes "gazetarëve" dhe "mediave", Qeverisë së Kosovës i mungon udhëheqësi i Marrdhanieve me Publikun. Qeveria po menon që Albini me statusa mundet me majt në kontroll situatën a thu se jena në fushatë elektorale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat