Anton Quni: Ky është vetëm fillimi! S’keni parë gjë akoma

Aktuale

Anton Quni: Ky është vetëm fillimi! S’keni parë gjë akoma

Nga: A.Zh Më: 17 prill 2021 Në ora: 16:59
Anton Quni

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni, ka reaguar për rastin e vaksinave, ku po akuzohet ministri i Shëndetësisë Arben Vitia se nuk ka nënshkruar kontratën për sigurimin e tyre.

Quni ka thënë se qeveria për fundjavë po mundohet të linçojë dhe frikësojë mediat kinse për “mbrojtje të sekretit shtetëror”, përcjell Bota sot.

Sipas nënkryetarit të LDK-së, nuk është parë asgjë akoma.

"Për një javë - Java nisi me zhvatjen e 1.4 milion eurove nga kompanitë fantome në Prizren, vazhduan me mbylljen e zyreve të partive politike në Prizren, dhe për fundjavë u munduan të linçojnë dhe frikësojnë mediat kinse për “mbrojtje të sekretit shtetëror”. Ky është vetëm fillimi. Ende asgjë s’keni parë. Ngrite zërin, mos hesht!", ka shkruar Quni në Facebook.

Policia sot ka intervistuar drejtorin e Insajderit Parim Olluri, në lidhje me hulumtumin e publikuar dje për vaksinat./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat