​Tahiri: Presidentja nuk është për të konstatuar gjendjen, por që të marrë veprime

Aktuale

​Tahiri: Presidentja nuk është për të konstatuar gjendjen, por që të marrë veprime

Më: 17 prill 2021 Në ora: 17:01
Abelard Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka deklaruar se është për keqardhje deklarata e presidentes për dialogun.

Sipas tij, para se Vjosa Osmani të konstatojë gjendjen duhet të marrë veprime.

Ai në një konferencë për media ka shtuar se institucionet duhet të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për sigurimin e vaksinës, e jo opozita.

Tahiri: Presidentja duhet të sigurojë vaksinat, jo opozita

“Është për keqardhje se presidentja e vendit nuk është që të konstatojë gjendjen, por që të marrë veprime. Prandaj, në vend që të konstatojë se atë po e shohim çdo ditë dhe po ndodhin pikërisht edhe për shkak të mos-organizimit dhe mos-efikasitetit të Qeverisë së Kosovës. Në vend që të rri në një vend dhe të konstatojë, i kërkojmë presidentes së vendit që të shfrytëzojë të gjitha mundësitë e saj për sigurimin e kësaj vaksine. Nëse presidentja nuk angazhohet, nga kush tjetër mund të presim, nga opozita?”, ka deklaruar ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së djeshme ka theksuar se nuk mund te flasin për dialog me Serbinë, derisa ka vdekje njerëzisht për mungesë vaksinash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat