PDK: Masakrat na përkujtojnë se sa shtrenjtë i ka kushtuar liria Kosovës

Aktuale

PDK: Masakrat na përkujtojnë se sa shtrenjtë i ka kushtuar liria Kosovës

Më: 17 prill 2021 Në ora: 18:24
Enver Hoxhaj

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, shoqëruar nga grupi parlamentar dhe anëtarët e kryesisë së PDK-së, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe kryetari i PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha, sot bënë homazhe në Poklek e Çikatovë të Vjetër.

Kjo, për të nderuar viktimat e gjenocidit serb në këto fshatra, të cilët u vranë mizorisht 22 vite më parë.

“Me dhembje të madhe i kujtojmë 54 anëtarët e familjeve Muqolli e Elshani, që u maskaruan dhe u dogjën nga dora e armikut, dhe 24 civilë të tjerë të rënë në Çikatovë në 17 prillin e vitit 1999. Këto masakra, kjo sakrificë na e përkujton se sa shtrenjtë i ka kushtuar liria Kosovës. Lavdi e përjetshme”, thuhet në një postim të PDK-së në rrjetet sociale.

Masakra e Poklekut të Vjetër të Komunës së Drenasit ndodhi më 17 prill 1999, ku forcat serbe vranë dhe masakruan mizorisht 53 persona, shumica e të cilëve ishin gra, pleq dhe fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat