Peci: Prokuroria duhej të shkonte tek Ministria e Shëndetësisë

Aktuale

Peci: Prokuroria duhej të shkonte tek Ministria e Shëndetësisë

Më: 17 prill 2021 Në ora: 18:56
Lulzim Peci

Drejtor Ekzekutiv i KIPRED-it Lulzim Peci, ka reaguar pos zhvilimeve në vend, posaçërisht asaj të rrjedhjes së dokumenteve sekrete të shtetit. 

Sipas tij, prokuroria nuk do të duhej të kishte hiq punë me mediat, për rastet e “rrjedhjes” se dokumenteve të çfarëdo niveli qoftë të sekretit shtetëror.
 
"Për këtë prokuroria e ka gabuar adresën, ajo do të duhej të shkonte tek Ministria e Shëndetësisë", tha Peci.

Sipas tij, një gjë që poashtu duhet të sqarohet, është se kush dhe me çfarë kriteri i ka klasifikuar ato dokumentet e rrjedhura në publik si konfidenciale apo sekrete.

"Edhe një gjë, prokuroria duhet të jetë pushtet i ndarë, dhe jo servis i qeverisë. Mos i përzini letrat se mjaft lëmsh janë", tha Lulzim Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat