Sipas KE-së, publikimi i informatave rreth negociatave sekrete me kompanitë e vaksinave rrezikon dështimin e marrëveshjeve

Aktuale

Sipas KE-së, publikimi i informatave rreth negociatave sekrete me kompanitë e vaksinave rrezikon dështimin e marrëveshjeve

Më: 17 prill 2021 Në ora: 19:04
Komisioni Evropian

Komisioni Evropian ka negociuar furnizimin me vaksina me kompanitë farmaceutike në emër të 27 shteteve anëtare të BE.

Secila negociatë ka qenë sekrete njëjtë sikur se edhe sot janë sekrete përmbajtjet e kontratave. 

Kjo është praktikë e kompanive në fjalë, të cilat imponojnë këso kushtesh. 

Në të kundërtën, në rast se informatat dalin në publik, ekziston rreziku i dështimit të negociatave pikërisht për shkak të thyerjes së konfidencialitetit. 

Të rikujtojmë se media të afërta me pushtetin e kaluar në Kosovë publikuan informacione rreth këtyre negociateve me Kosovë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat