Zyrtari i VV-së, partive opozitare: Këndelluni, na duhet një opozitë serioze

Aktuale

Zyrtari i VV-së, partive opozitare: Këndelluni, na duhet një opozitë serioze

Nga: A.Zh Më: 18 prill 2021 Në ora: 08:13
Liri Loshi

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet Liri Loshi, ka thënë se Kosovës i duhet një opozitë serioze dhe reformuese për një qeverisje më të mirë.

Ai ka akuzuar partitë opozitare për gjendjen e saj aktuale, duke e krahasuar atë me boksierin kur nga “knockdown” e shanë kundërshtarin.

Sipas Loshit, shërimi i plotë i opozitës nga fitorja e Albin Kurtit, mund të marrë vite, përcjell Bota sot.

Reagimi i Loshit në Facebook:

Opozita duhet ta kuptojë sa keq ka humbur e në çfarë gjendje është. Para se të marrë turr për ta ngritur zërin kundër qeverisë, ajo duhet të vijë në vete, të këndellet sadopak dhe mundësisht të reformohet e konsolidohet.

Fitorja e Albin Kurtit i ka traumatizuar aq keq sa shërimi i plotë nuk do të zgjasë me javë e muaj, por me vite. Pastaj, ajo mund të vijë në gjendje për ta kritikuar pushtetin e pse jo, edhe për t’u bërë alternativë e tij.

Tash kur po flet po i ngjan atij boksierit që nga gjendja knockdown e shanë kundërshtarin. Edhe kur të kritikosh duhet me i pas pak senet. Ndryshe veç i hedh fishekët kot. Na duhet një opozitë serioze që të kemi edhe qeverisje më të mirë. Pra, një opozitë që jo vetëm pushteti, por edhe populli e merr seriozisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat